Qeset plastike 15 denarë, ankohen qytetarët

Prej sot një qese plastike kushton 15 denarë, kurse ajo ekologjike kushton 8 denarë.Qytetarët ankohen se çmimet janë shumë të larta dhe se nuk do t’i blejnë më. Madje disa prej tyre, kanë marrë qese nga shtëpia, përshkak se nuk duan t’i paguajnë aq shtrenjë.

Qytetare:
“Në bazë të lajmeve që po thonë, ata tash 15 denarë, këto janë më lirë, pse mos me i marrë më lirë. Çdoherë normalisht ai që blen diçka, sheh që të merr diçka më lirë me pas, për atë. Kjo është qëllimi dhe mendoj se është më mirë”.

Qytetare:
“Edha të blej perime, mora çantë të këtillë. Isha në Ramstor, bleva qese 15 denarë sepse na janë të nevojshme. Duhet të kemi më shumë qese ekologjike që të mund të kontribojmë”.
Qytetar:
“Një kilogram sheqer 2 qese, shumë. Nuk do të blejë asnëjherë qese”.

Ndërkaq, menaxherja e marketit Viva Fresh Store Maqedoni, Nerxhivan Haxhiu shprehet se janë të vetëdijshëm se ky hap do të jetë problem për konsumatorët, por thotë se të gjithë sw bashku duhet të kontirbojmë në ruajtjen e ambientit.

Nerxhivan Haxhiu, menaxhere e Viva Fresh Maqedoni:
“Është një hap i mirë sepse të gjithë duhet të kemi kujdes për ambientin. E dimë se ky është një lloj problemi për të gjitëh blerësit tonë, mirëpo mendoj se kjo do të reflektoj te të gjithë ne për ruajtjen e ambientit dhe për zhvillimin e saj të mëtutjeshëm”.

Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, deklaroi se çmimi i qeseve prej 15 denarëve nuk ka për qëllim grumbullimin e mjeteve, por ka për qëllim uljen e përdorimit të qeseve të plastikës në vendin tonë.

Naser Nuredini, ministër i Ekologjisë:
“Ideja që qeset plastike të kushtojnë 15 denarë, nuk ka për qëllim grumbullimin e mjeteve nga shitja e qeseve plastike, por ideja është të ulet përdorimi i plastikës në vendin tonë. Kjo është më e rëndësishmja”.

Inspektorët e tregut do të kontrollojnë nëse shiten qeset e biodegradueshme, nëse tregtarët mbajnë evidencë për numrin e qeseve të shitura sipas çmimit të përcaktuar prej 15 denarë. Gjobat për mosrespektim të ligjit sillen nga 1.000 deri në 20.000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë dhe llojit të shkeljes.
Deri tani, dyqanet paguanin nga 1 deri 10 denar për një qese pazari. Gjithashtu, prej sot për herë të parë, vendoset edhe ndalesa e përdorimit të paketimeve plastike për një përdorim në zonat e mbrojtura.