Qershori është fokusi i Shkupit në shkrirjen e ndihmës nga Sofja, udhërrëfyesi zgjidhje për parashikueshmërinë e zbatimit të marrëveshjes

Samiti i qershorit i liderëve të vendeve anëtare të BE-së është në qendër të përpjekjeve diplomatike dhe politike të Shkupit për të siguruar mbështetje nga Sofja për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin zyrtar të bisedimeve të pranimit. Përveç kësaj, udhëtimi i përbashkët në Romë dhe Vatikan nga presidentët e të dy vendeve, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev, javën e kaluar, si dhe takimet e paralajmëruara ndërkufitare që do të mbahen këtë javë nga kryeministrat dhe ministrat e Punëve të Jashtme në kontekst të donacionit bullgar të vaksinave kundër Kovid-19.

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani pret që propozimi portugez të jetë zgjidhje kreative që i adreson ndjeshmëritë e të gjitha palëve. Pozita e jonë, ajo bullgare dhe e vendeve anëtare, pasi edhe vendet anëtare kanë qëndrim lidhur me atë se si do të jetë procesi negociues. Ajo që do të vihet si model me ne, nesër do të paraqesë precedencë edhe për vendet e tjera kandidate dhe vendet në rajon. Kjo mund të hapë probleme të mëdha duke e pasur parasysh se sa çështje bilaterale ka në rajon dhe që këtu është interesimi i vendeve-anëtare, mbase jo vetëm për shkak nesh, por edhe për vetë procesin, për ta mbrojtur, theksoi Osmani.

Ai, në konferencën e djeshme për shtyp, në të cilën e prezentoi projektin MKartë rreth kontakteve vijuese me Bullgarinë tha se mendon se temë kryesore nuk janë çështjet e identitetit por është udhërrëfyesi i cili do të krijojë parashikueshmëri në implementimin e Marrëveshjes për miqësi.

“Udhërrëfyesi është për ne zgjidhje e pranueshme që do ta krijojë këtë parashikueshmëri. E kemi biseduar këtë plan veprues disa herë në pjesën e bashkëpunimit sektorial, megjithatë mendoj se është më shumë obligim i vendeve-anëtare të thonë se ku do të vihet ky udhërrëfyes dhe nëse do ta mbrojnë procesin evropian si të tillë, sesa që është vetëm obligim i jonë. Kështu që kjo pjesë e barrës mendoj se i takon vendeve anëtare, ndërsa punë e jonë është të punojmë ky plan veprues të definohet sa më shpejtë”, tha Osmani.

Ai theksoi se janë dy javë deri tek mundësia për finalizimin e suksesshëm të këtij procesi.
“Këshilli i punëve të përgjithshme është më 22 qershor, megjithatë ta keni parasysh se takimet përgatitore fillojnë disa ditë më herët. Kështu kjo e shkurton akoma më shumë dritaren e mundësive për gjetjen e zgjidhjeve. Pa qenë i saktë në data unë pres ditëve të ardhshme të ketë takim të tillë edhe në nivel kryeministrash edhe në nivel ministrash me qëllim që të dakordohet një dinamikë të mund të adresohen çështje të cilat nuk e prekin palën bullgare, ndërsa janë korniza edhe të propozimit të Kryesimit portugez”, theksoi Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme theksoi se mbetet me qëndrimin se në qershor do të jetë kyçe, pavarësisht që, siç tha, nuk dëshiroj t’i marr pritshmëritë e qytetarëve.
“Ky është proces kompleks i cili nuk varet më prej nesh. E jona është deri në përmbushjen e kritereve. Kriteret janë përmbushur tani siç duket procesi varet prej shumë dinamikave në vendet anëtare, por edhe qasja jonë metale, qasja jonë e punës është të punojmë për qershorin sikur është mundësia jonë e vetme për gjetjen e zgjidhjes, edhe pse kam ndjenjë personale se në dy vitet e ardhshme, qershori është mundësia më e mirë. Këto dy javë do të kemi kontakte në nivel politik, më pas në nivel diplomatik të tentojmë t’i adresojmë çështjet të cilat u paraqitën si pengesë në këtë periudhë”, elaboroi Osmani.

Kryeministri Zoran Zaev në një pyetje gazetareske në lidhje me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe nëse ka ndonjë lëvizje. Ai dje theksoi se komunikimet ekzistojnë me Sofjen dhe takimi i parë pritet javën e ardhshme në vendkalimin kufitar me rastin e donacionit të vaksinave për Kovid – 19.

“Unë do të bisedoj me presidentin, i cili kthehet sot pasdite dhe do të mund të flas për detajet, sepse ministri ynë i Jashtëm, Bujar Osmani tashmë ka kontaktuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Dy ditë më parë u dëgjova me kryeministrin e Bullgarisë, Stefan Janev dhe ramë dakord për komunikimet vijuese. Këto ditë, siç bëri të ditur presidenti i Bullgarisë, ata janë ende duke bërë gjestin e miqësisë, presim që të kemi takimin e parë në pikën kufitare javën e ardhshme, të paktën siç është paralajmëruar”, tha Zaev

Ai shtoi se kabinetet janë ende duke negociuar, në fund, thotë, ne do të shohim nëse do të konfirmohet nga të dyja palët që përmes Kryqit të Kuq të Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dhurohen 50 mijë vaksina dhe në vetë takimin beson siç thotë ai, do të rregullojmë takim midis nesh kryeministrave, ministrave të jashtëm për të punuar në detajet e zgjidhjes.
Ambasadorja kroate në vend Nives Tiganj, në një intervistë për MIA, tha se Shkupi meritonte fillimin e negociatave dhe dëshironte që ajo të ndodhte gjatë presidencës portugeze.

“Republika e Kroacisë në përgjithësi e mbështetë procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut zbatoi shumë reforma, prej të cilave disa ishin me të vërtetë edhe të dhimbshme. Prandaj konsiderojmë se Maqedonia e Veriut meriton çeljen e bisedimeve sa më shpejtë që të jetë e mundur. Presim që kjo të ndodhë. Do të donim që kjo të ndodhë madje gjatë presidencës portugeze, të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, gjegjësisht fillimi formal i bisedimeve aderuese”.

Ambasadorja kroate Tiganj, nënvizon edhe se perspektiva evropiane e rajonit është i padiskutueshëm dhe se BE-ja është e përkushtuar ndaj politikës së zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.
“Kroacia pret, e nxitë dhe e mbështetë vazhdimin e dialogut me fqinjin tuaj lindor Bullgarinë, në mënyrë që të arrihet zgjidhje kompromisi. Gjithashtu, nxisim dhe vazhdojmë me të gjitha proceset reformuese, me konsensus të të gjitha forcave politike në shtet. Kjo është shumë e rëndësishme meqë qasja e tillë e vërteton përkushtimin e vendit tonë për qëllimin tuaj strategjik, e ky është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.