Qerim B. vret vajzën e gruas me të cilën kishte katër fëmijë

Një 31-vjeçare është gjetur e vdekur në një deponi skrrapesh në Berner Oberland të Zvicrës. Që në moshën 16-vjeçare ajo kishte mbetur shtatzanë nga njerku i saj.
Të mërkurën e kaluar, Policia kantonale e Bernës ishte informuar se në një zonë industriale në Oey, kishte ndodhur një vrasje. Në vendngjarje, policia gjeti një grua të vdekur. Menjëherë pasi u njoftua policia, autori i dyshuar u ndalua në një veturë dhe u arrestua.

Rreth krimit në Oberland të Bernës tani kanë dalur detaje të reja, njofton “Blick” transmeton Shtegu.com: Të mërkurën e kaluar, boshnjakja Vana V. takoi partnerin e saj të jetës Qerim B. në një deponi skrapesh në Oey. Ajo ishte bindur që t’i sjellë dy fëmijët e vegjël në mënyrë që prindi t’i shohë ata. Sepse dy javë më parë, 31-vjeçarja u shpërngul nga banesa e tyre e përbashkët në Habkern (BE) dhe shkoi në një strehë për gratë, sepse ajo donte të ndahej nga njerku dhe babai i katër fëmijëve të tyre.

E motra nga njerku, Ladina B. ishte përpjekur ta bind Vana V. që të mos takohej me 60-vjeçarin Qerim B., sepse ai do t’i bënte diçka asaj. “Ajo gjithashtu më tha se babai im i paska thënë: Nëse unë nuk do të kem ty, askush tjetër nuk mund të të ketë”, pohon Ladina. Boshnjaku Qerim B. ishte shumë xheloz, çdo kontakt e shihte si një aferë të mundshme dhe e kontrollonte Vana V. sa herë që ishte e mundur.

Pasi Qerim B. vrau partneren e tij 29 vite më të re, të dy fëmijët vrapuan tek qiramarrësi i patundshmërisë dhe i thanë që koka e nënës së tyre po rridhte gjak. Qerim B. tani është në paraburgim. Sipas policisë së Kantonit të Bernës, nëna e katër fëmijëve u vra nga një dhunë e ashpër. Në deponinë e skrrapeve, aktualisht janë duke u hetuar disa objekte për gjetjen e mundshme të armës së vrasjes.

Vajza e martesës së parë të Qerimit, Ladina B., tani po mban zi për dy humbje: Mikja dhe motra më e mirë Vana V. dhe nëna e saj, e cila kreu vetëvrasje kur mësoi se vajza e saj, Vana V., mbeti shtatzanë kur ishte 16-vjeçe, nga burri i saj i dytë, Qerim B.. Ladina B. shpreson që babai i saj të dënohet rëndë për vrasjen e Vana V.