Qentë robot, pjesë e ushtrisë amerikane

Dukej si një skenë filmi fantastiko-shkencor. Nga një avion dalin, përveç ushtarëve, edhe miqtë e tyre me katër këmbë. Nuk janë qen, por robotë, ose mjetet e lu*ftës së të ardhmes. Miqtë “e rinj” më të mirë të njeriut, krijuar nga kompania amerikane “Ghost Robotics”, morën pjesë në një stërvitje të ushtrisë javën e kaluar, për të parë kapacitetet e tyre dhe mënyrën sesi mund të përshtaten në betejë. Qentë robot janë vetëm një pjesë e asaj që ushtria amerikane quan Sistem i Avancuar i Menaxhimit të Betejës, ku inteligjenca artificiale përdoret për të analizuar dhe pikasur kërc*ënimet që i kanosen ushtrisë amerikane.