“Qentë “hajnë” edhe vetura në Prishtinë” – qytetarja tregon si ia shkatërruan veturën qentë endacakë


Një qytetares në Prishtinë në mëngjesin e ditës së enjte qentë endacakë i kanë dëmtuar tej mase veturën.
Në grupin “Network Prishtina” në Facebook, një qytetare ka ndarë një shqetësim të saj.
Ajo ka treguar se të enjten në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 08:00 qentë endacakë i kanë shkatërruar veturën.

Qytetarja në fjalë ka treguar se rastin e ka paraqitur në Polici dhe është befasuar derisa e ka kuptuar që nuk është rasti i parë që ndodhë në kryeqytet.
“Qent hajnë edhe vetura”, ka shkruar ajo në këtë shkrim.
Tutje ajo ka kërkuar që të merren masa ndaj këtyre qenve endacakë, ndryshe do të ketë dëme edhe në njerëz.
Më poshtë keni fotografitë e veturës dhe postimin e saj:

Ky është postimi i saj:
Tung NP,
Po e ndaj nje shqetesim me ju! Nuk i dihet mundet me i ndodh prap ndokujt. Mbasi qe me ka ndodh mua kuptova nga policia qe nuk isha une rasti i pare.
Te enjten ne oret e hershme te mengjesit, diku 8 qene endacak me kane shkatrru kerrin!
Qent hajnë edhe kerre!
Ky pra është vendi ku jetojmë, kjo është komuna që na udhëheq. Dështim total në t’gjitha nivelet!
Edhe sa viktima duhet t’kemi që t’merren masa?!
Edhe sa deme duhet me ndodh qe te merren masa?!
Policia nuk shkruan raport se nuk ka kujt t’ja adresoj, thote “shko ankohu n’Komunë”.
Komuna e Prishtinës – Kujt ti drejtohem në Komunë, departamentit të “qenve endacak”?! Trishtim. Dështim. Dëshpërim.