Nëse qengjat dhe delet mund të theren, atëherë pse nuk mund të theren qentë. Deklaratë të këtillë skandaloze ka bërë kryetari i komunës së Strugës, Merko, në seancën e djeshme të rajonit planor Jugperëndimor, në prani të kryetarëve të komunave tjera dhe përfaqësuesve të administratave komunale. Merko në vend që ta zgjidhë problemin me numrin e madh të qenve endacakë në Strugë, tani gjen arsyetime tjera.
“Është mirë të therësh qengj, është mirë të therësh kec, por nuk mund të therësh qen. Të rrahim kafshët e egra, të kapim peshk, të shkatërrojmë bimë. Ne bëjmë atë që na duhet për jetën tonë, por vetëm do të kujdesemi për qentë. Po, le t’i mbajmë, por t’i mbajnë si kafshë përkëdhelëse, gjithçka tjetër nuk mund të mbahet. Dikur i rrihnim të gjithë. Dhe mbështeteshim me ligj. Bëmë tender me shoqërinë e gjuetisë, dalin natën. Çdo qen që është jashtë kontrollit të pronarit, duhet të hiqet. Nëpër fshatra u shkatërrojnë. Këtu e them hapur, nuk kam frikë nga ligji dhe asgjë tjetër. Më tha dikush në Misleshevë, kam mbushur një traktor të tërë”, deklaroi Ramiz Merko– kryetar i Strugës.
Së fundmi komuna u mburr se kishte nisur procesin e kapjes dhe trajtimit të qenve endacakë. Por Merko thotë se e kanë bërë për ta mashtruar opinionin.
“Unë e them hapur, t’i turbulluar sytë e mediave dhe shtetit kemi, ndarë 600 mijë denarë, hapëm tender, u paraqit një strehimore nga Kumanova, pranoi rreth 70 qen, do të ketë tredhje dhe sterilizim. Por kjo nuk është zgjidhje. Ja shohim përsëri se ka qen”, tha Ramiz Merko, kryetar i Strugës.
Nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”, deklarata të tilla të Markos cilësohen si nxitje për vrasjen e qenve.
“Këto nuk janë deklarata të një qytetari të rëndomtë, por të njeriut të parë të Strugës, i cili padyshim ka hyrë në aktivitet që nuk e kupton përgjegjësinë. Ramiz Merko, ky nuk është bashkim fisnor, por shtet. Ligjet, strategjitë ekzistojnë për t’u promovuar kurse me idetë e tenderëve me kompanitë e gjuetisë dhe vrasja e çdo qeni në rrugë, jeni kërcënim për çdo gjë që është përfitim civilizues, ju jeni rrezik dhe e turpëroni Strugën. Kjo është gjuhë e urrejtjes që promovon dhe nxit dhunën dhe duhet të dënohet menjëherë. Me kuptime të këtilla, thirrje e deklarata të tilla, një njeri nuk mund të jetë politikan e as kryetar komune”, njoftojnë nga “Anima Mundi”.
Ata kërkojnë që Prokuroria të veprojë menjëherë për rastin në Misleshevë kurse Merko të thirret në bisedë. Dy muaj më parë në Strugë ndodhi vrasje masive e qenve, ku në mes të ditës u vranë disa qen kurse si autor dyshohej një 62-vjeçar. /Alsat.mk