Në banorë i Mavrovës sot gjatë ditës me veturën e tij kishte lidhur dhe kishte tërhequr zvarrë një qen, pasi ai i kishte ngrënë një pulë raporton Pa Censurë.
Një aktivist për mbrojten e kafshëve ka shkruar në facebook:
“Në Mavrovë një idiot e ka lidhur qenin në makinë dhe e ka tërhequr zvarrë, nëse dikush ka informacion dhe ka parë diçka le të telefonojë. Qeni dyshohet se ka ngrënë një pulë. Të gjitha informacionet janë të mirëseardhura. Qeni ka të vegjël siç shihet në foto, foshnja është shtrirë pranë nënës së saj të plagosur”.Pa Censurë