Qëndroi 6 ditë në Ukrainë, gazetari tregon çfarë ndodh atje: Në Kiev ishin të qetë dhe i mbushnin lokalet plot! Në lindje zgjoheshin nga bombardimet, ja pse ukrainasit po blejnë radio

Gazetari Muhamed Veliu qëndroi për 6 ditë në Ukrainë, ku raportoi për ngjarjet më të fundit që po ndodhin atje, në prag të luftës me Rusinë.

Ai tha se në Kiev qytetarët ishin të qetë, madje frekuentonin rregullisht lokalet dhe teatrot, ndërsa e kundërta ndodhte në lindje të Ukrainës, ku qytetarët zgjoheshin nga breshëria e armëve dhe shpërthimet e fuqishme.

Ai tregoi se qytetarët ukrainas kanë filluar të blejnë radio, pais ka informacione se përpara sulmit me armë, do të fillojë sulmi kibernetik që do të bllokojë komunikimet brenda Ukrainës.

“Ka një kontrast shumë të madh mes asaj që ndodh në Kiev dhe pjesës tjetër. Në Kiev është një jetë normale, madje të premten të gjitha lokalet ishin plot me njerëz, madje ishin edhe në teatër për të parë veprën “Romeo dhe Zhuljeta”. Në lindje është situatë lufte, pasi ka prezencë ushtarake. Shikoja shtëpi të boshatisura, pallate me 30-40 apartamente dhe vetëm 2 drita të ndezura. Një fshat ka 300 familje kishin mbetur vetëm 10.

Në Luhansk, një prej pjesëve të pushtuara, kemi në një anë forcat ukrainase dhe nga ana tjetër rusët që kanë ngritur ato që njihen si republikat ruse në këtë zonë. Gjuhej herë pas here nga pozicioni ku gjendeshin rusët. Lindja e Ukrainës, rajoni i Donetsk ka 8 vite që është në luftë. Njerëzit zgjohen nga breshëritë e armëve apo shpërthimet, ndërsa në Kiev presioni sa vjen e shtohet. Qytetarët kanë filluar të blejnë radio, pasi sipas të dhënave që kishte Inteligjenca ukrainase, përpara sulmit me armë do fillojë sulmi kibernetik”, tregoi gazetari në emisionin
“Open”.