Qëndrimin për rivotimin në disa vendvotimeve BDI do ta krijojë pas konsultave me partnerët e koalicionit nga Fronti Europian

Pas një takimi tre-orësh në selinë e tyre në Reçicë të Vogël në Tetovë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim njoftoi se qëndrimi në lidhje me rivotimin e shtate qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare do të formohet në bashkëpunim me të gjitha partitë nga Fronti Evropian. Zëdhënësi Arbër Ademi njoftoi se do të zhvillojnë takime të tjera me të gjitha partnerët brenda Frontit Evropian.

“Sot shqyrtuam të gjitha ngjarjet politike, me vëmendje të veçantë për inxhinierinë zgjedhore. Para se të paraqiten ankesat, ne e njoftuam publikun pasi kishim informacione nga burime të drejtpërdrejta për atë që përbehej nga ‘pakti’ politik. I njoftuam të gjithë qytetarët, partnerët tanë, dhe kjo u konfirmua me veprime konkrete në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, por edhe në Gjykatën Administrative. Për hapat e mëtejshëm, kryetari Ahmeti do të ketë takime koordinuese me të gjitha partitë politike që përbëjnë Frontin Evropian. Kështu që, nuk ka gjë më shumë për të shtuar përveç asaj që kryetari Ahmeti tashmë e ndau me të gjithë ju para fillimit të takimit të sotëm”, tha Ademi.

Para se të fillojë takimi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se ata do të bëjnë një analizë të vendimeve të VMRO-DPMNE dhe LSDM-së për të përsëritur votimet në disa qendra votimi.

“Kjo është bërë nga dy parti më të mëdha të kombësisë maqedonase, për të cilat, për fat të keq, kemi frikë se politikat mund të kenë ndikim edhe në marrëdhëniet ndëretnike që ne nuk i dëshirojmë. Prandaj, ne do të bëjmë një analizë, e cila gjithashtu rishfaqë këtë rrezik që po ndodh, që është bërë me një sfond të rrezikshëm, ne shqiptarët të përplasemi, siç ndodhi në një qendër votimi në Komunën e Zhelinës, ne nuk e dëshirojmë dhe as nuk do të ndodhë. Nëse dikush ka një strategji për të ndarë ne shqiptarët mes tyre, nuk do të realizohet”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së njoftoi se do të konsultohen edhe ekspertët për vendimet e KQZ-së për rivotimin në disa komuna më 22 maj.