Qendrën e masazhit e shndërroi në shtëpi prostitucioni, burgoset pronarja 21 vjeçare nga Tirana

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona pasi ushtronin prostitucion në qendrën e masazheve të hapur ilegalisht në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në Tiranë.

Është vënë në pranga pronaren 21-vjeçare me inicialet S.H dhe një nga punonjëset bashkë me klientin.

Policia u vu në lëvizje pas transmetimit të pamjeve filmike në një nga emisionet investigative në vend, ku shihej si vajzat e reja ofronin shërbime ‘seksi’ me çmime të ndryshme.