Ndryshe nga një maji i viteve të kaluara, për shkak të pandemisë dhe festave fetare, kësaj radhe ishte e zbehtë atmosfera në qendrat rekreative, si në parkun e Sarajit e ashtu edhe në kanionin e Matkës.
Tradicionalisht qytetarët e vendit për një dhe dy maj dalin për zgarë në qendrat rekreative, ku në të kaluarën nuk mungonin edhe organizimet e ndryshme, por pandemia i ka lënë shumicën e qytetarëve në shtëpi, megjithëse ka edhe nga ata që vendosën të dalin për piknik.
“Nuk po kalojmë mirë shkaku i pandemisë, është Ramazan dhe sot nuk ka njerëz shumë.”,- theksoi një qytetar.
“Erdhëm të shëtisim pak me miq, por këtë vit është pak më qetë se në të kaluarën.”,- u shpreh një qytetar.
“Dje kishte mjaft njerëz, sot më pak, shkaku edhe i kohës.”,- tha një qytetar.
Shkas për të mbetur në shtëpi të qytetarëve është edhe fakti se sektori i gastronomisë punon me kapacitet të kufizuar, ndërsa shumë kafene e restorante janë të mbyllura, pasi u lejohet të punojnë vetëm në tarraca.