Qendra për menaxhim me kriza, masa për parandalimin e katastrofave natyrore

Detektimi i shpejtë dhe zvogëlimi i rreziqeve nga katastrofat natyrore siç janë përmbytjet dhe zjarret si dhe përdorimi i teknikave dhe praktikave të reja për përforcimin e kapaciteteve institucionale.

Këto janë pikat kyçe të projektit i cili do të realizohet nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në bashkëpunim me Qeverinë japoneze.

Ky projekt parashikon zvogëlimin e katastrofave natyrore siç janë thatësira, përmbytjet dhe zjarret dhe katastrofat e tjera natyrore. Me këtë projekt do të rriten kapacitetet e këtij shteti për parandalimin dhe detektimin në kohë të katastrofave natyrore – tha Hideja Kobajashi, Agjencia për bashkëpunim ndërkombëtar në Japoni.
Në këtë projekt katërvjeçar Qendra për menaxhim me kriza do të bashkëpunoj edhe me institucione të tjera vendore.

Këtu do të bëhet një pyllëzim i zonave të rrezikshme nga erozioni dhe rrëshqitja e terenit. Ky projekt ka filluar dhe do të zgjat 4 vjet, sot është seminari përgatitor për institucionet e përfshira në këtë projekt. Qendra për menaxhim me kriza është institucioni udhëheqës në këtë projekt por janë të inkuadruar edhe Pyjet e Maqedonisë dhe Ministria e bujqësisë – deklaroi Agron Buxhaku, drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza.

Verën e kaluar kishte shumë vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kërçovës, Kavadarit, Tetovës, Makedonski Brod, Veles, Kriva Pallankë, Strugë, Prilep. Vitin e kaluar zjarret që përfshin vendin ishin ndër më të mëdha që nga viti 2007, ndërkaq përveç shtëpive të djegura dhe dëmeve materiale pati dhe një viktimë në Luboten. Ndërkaq përvojë negative vendi ka edhe nga pasojat e vërshimeve të cilat dy vjet më parë morën jetë njerëzish.