Pika në Çair për marrjen e mostrave për Virusin Korona, sot u regjistrua e mbyllur nga kamera e TV ALSAT. Kjo pikë u hap tre javë më parë.
“Siç e shihni jemi këtu në pikën ku bëhet testimi për ‘Kovid 19’ në Komunën e Çairit. Edhe pse ora është 11.10 minuta, kjo pikë ende nuk është e hapur”.
Ministri i shëndetësisë Venko FIipçe tha se nuk kishte informatë për arsyet e mos hapjes së kësaj pike duke shtuar se të gjitha pikat duhet të funksionojnë.
Për Poliklinikën në Çair më lejoni të verifikojë. Do të duhet absolutisht të gjitha pikat të punojnë me dinamikën normale, përveç në rastet kur mos të ketë të caktuara qytetarë ose pacientë. Përqindja e terminëve që ishin të lira në pikat testuese në të gjithë shtetin ishte 30%. Do të thotë edhe deri më tani nuk janë plotësuar tërësisht terminët. Por duhet të kontrollohet konkretisht për atë pikë – deklaroi Venko Filipçe, Ministër Shëndetësisë.
Derisa pika në Çair rezulton e bullur, tjetra në Poliklinikën “Jane Sandanski” në Aerodrom vazhdon të punoj me intensitet të plot. Gjatë vizitës, personeli mjekësor tha se nuk mund të flasin para kamerës për shkak të privatësisë së atyre që shkojnë për tu testuar për COVID-19./Alsat