Qendra e re klinike në Gjorçe Petrov!? Ministri Sali: “Shpresoj të filloj në mandatin tim”


Gjashtë lokacione janë në dispozicion për të ndërtuan Qendrën e re Klinike por më i pranueshmi deri më tani është ai në Gjorçe Petrov. Këtë E tha sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali por pa dhënë një date konkrete se kur mund të filloj. Si ministër u shpreh se po bën përpjekje në këtë drejtim dhe se shpreson që punët të fillojnë pikërisht gjatë mandatit të tij.

”Ndërtimi I klinkiës së re mbetet prioritet për tu ndërtuar por për momentin nuk mund të ndërtohet e njejta për shkak të mospasjes së një zgjidhje të mirë financiare. Opsioni më i mirë për të ndërtuar Klinikën është në Gjorçe Petrov” – deklaroi Bekim Sali.

Fati i qendrës së re klinike universitare mbetet akoma I paqartë. Dersia qeveritë e minstrat viijnë e shkojnë, klinika e shumëpërfolur veçse duheshte të kishte përfunduar. 12 vjet më parë Banka Evropiane e Investimeve pati iniciuar realizimin e studimit të fizibilitetit për këtë Qendër, e cila u prezantua 8 vjet më vonë nga Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë. Ajo parashihej të ndërtohej afër Spitalit Psikiatrik “Bardovci” dhe lagjes Zllokuqani në periferi të Shkupit, në një sipërfaqe prej 94 hektarësh. Ndërtimi i një Qendre të re Klinike u premtua në vitin 2012 nga ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. /KlanMacedonia/