Qenan Aliu: Rikonstruimi i qeverisë për ta ruajtur numrin 61 e jo për ndryshimet kushtetuese

Analisti Qenan Aliu në emisionin Klan Debat ka folur rreth zgjerimit të paralajmëruar qeveritar me hyrjen eventuale të ASH-së në qeverinë e Kovaçevskit. Sipas Aliut, partitë në qeveri nuk ftojnë një parti opozitare t’iu bashkohet atyre në qeveri nga zemërgjërërsia, por për shkak të interesit të tyre.

“Politika është interes…Këto ndryshime më shumë bëhen për ta ruajtur numrin 61 të shumicës sesa për ndryshimet kushtetuese”, u shpreh Qenan Aliu në klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia