Qëllohet me sende të forta gazetari, pronar i portalit të njohur

Një gazetar u qëllua me sende të forta këtë mbrëmje në një rrugë të Tiranës. Ai është Gjergj Zefi i cili drejton portalin e lajmeve Pamfleti.

“Nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gjergj Zefi, 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore”, njoftoi policia e Tiranës.