Qëllohet me 5 plumba polici në Veles


Një zyrtar policor është qëlluar me 5 plumba në qytetin e Velesit,ndërsa sulmuesi ka ikur në drejtim të panjohur , raporton TV24, përcjell Pa Censurë.

Sipas informacioneve nga TV24, zyrtari policor dhe kolegu i tij ishin nën kontrollin e kishës, pas raportimeve se banorët e komunitetit rom të lagjes “Ramina” po vidhnin vazhdimisht çantat e besimtarëvë që vinin në kishë.

Njëri prej të dyshuarve dyshohet se ka gjuajtur pesë plumba në drejtim të policit. Polici është dërguar në Klinikat e Shkupit, ndërsa lajmin e konfirmuan edhe SPB Veles.Pa Censurë