Arbnora Dobra, 22 vjeçare, nga qyteti i Skenderajt, rezulton e zhdukur që nga mëngjesi i ditës së enjte.
Arbnora ishte nisur për një intervistë pune që e kishte në ora 11:00.
Nga familja Dobra mësohet se ajo u kishte thënë se do i kontaktonte për të shkuar ta marrin, por ajo telefonatë nuk ndodhi kurrë sepse telefoni i Arbnorës është i ç’kyçur.
Rasti i zhdukjes është paraqitur të premten në njërin prej stacioneve të Policisë në Prishtinë, nga vëllai i saj.
Telegrafi të premten ka kontaktuar zyrtarët policor në Prishtinë për të mësuar rreth zhdukjes së Arbnorës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë Telegrafit se rasti është paraqitur me datën 28 shtator në orën 14:00. Dhe pas kësaj njësitë policore kanë iniciuar rastin dhe kanë filluar procedurat për hetime të mëtejme.
Ndërkaq, deri me tani ende nuk ka ndonjë informatë për gjetjen e saj.