Qava kur pashë fëmijët e vrarë të familjes Jashari’! Fjala prekëse e Jakup Krasniqit në Hagë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, iu drejtuar gjykatës në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke prezantuar një autobiografi të tij që nga lindja, për të kaluar më pas në aktivitetin politik.

Krasniqi ka emocionuar me fjalimin e tij në Hagë teksa ka treguar gjithë rrugëtimin e tij jetësor, duke treguar detaje prekëse nga lufta. Gjatë fjalimit Krasniqi ka rrëfyer fëmijërinë e tij, e cila nuk ka qenë aspak e lehtë dhe gjithmon ka qenë i dhunuar.

Fjalimi i Jakup Krasniqit:

Jam lindur më 1 janar 1951 në Drenicë. Në familje kemi qenë 8 vëllezër dhe 8 motra. Unë jam vëllai i dytë nga mosha. Baba ii im ishte i arsimuar dhe me pak angazhim do të ishte bërë mësues. Por ai nuk u pajtua me regjimin e kohës dhe zgjodhi të punojë tokën dhe të kujdesej për arsimin e fëmijëve të tij. U linda 6 vite pas janarit të vitit 1945 kur forcat serbe vranë mijëra shqiptarë, burgosjen e shumë të tjerëve dhe dëbimin e programuar të shqiptarëve për në Turqi.

Në Bujan delegatët e Kosovës miratuan një rezolutë që pas përfundimit të luftës Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit të bashkoheshin me Shqipërinë. Por Serbia imponoi regjimin ushtarak dhe vrau pa gjyq mijëra shqiptarë.

I përmenda këto fakte për të ilustruar rrethanat në të cilat kam lindur dhe jam rritur. Që në fëmijëri kam qenë i rrethuar nga njerëz që i kanë mbijetuar gjenocidit, familjarët e të cilëve isgin vrarë.

Nga historitë e tmerrshme që rrëfeheshin dhe tregoheshin, kudo ku kam shkuar, se pas propagandës jugosllave për barazi, qëndron një terror i tmerrshëm ndaj shqiptarëve.

Kur isha 5-6 vjeç në vitin 1957 regjimi komunist jugosllav filloi një valë të re dhune. Babai im ishte viktimë e kësaj dhune. Më kujtohet kur erdhi i rrahur dhe në një qoshe nëna ime mundohej t’ia lehtësonte këto dhimbje. Edhe sot e kësaj ditë më kanë mbetur në mendje përpëlitjet e tij prej dhunës.

Edhe pse unë përfundova shkollën me rezultate të mira nuk arrita të futesha në shkollë të mesme dhe për një vit ruajta delet tona. Babai insistoi dhe unë u shkollave dhe punova si mësues në fshatin tim dhe më pas si profesor në gjimnaz. Por isha i vetëdijshëm që të gjitha dijet e botës nuk do të ishin të bollshme për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve.

Më 1981 për arsye të pakënaqësive të mëdha rinia e Kosovës organizoi demonstrata për të kërkuar të drejta të barabarta me kombet e tjera në Jugosllavi. Këto demonstrata u shtypen me dhunë nga forcat e atij vendit. 11 të rinj u vranë, 285 u plagosën dhe me qindra e mijëra përfunduan të burgosur.

Dhunë e tmerrshme është ushtruar edhe ndaj meje. Kam përmjetuar tmerre që nuk përshkruhen me fjalë. Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet. Më dënuan 2 herë. I përmenda torturat për të nënvizuar një fakt se asnjë hetues, prokuror apo gjyqtar i ish Jugosllavisë që ishin përgjegjës në atë kohë nuk kanë qenë asnjëherë objekt i shkrimeve të mia, i kam lënë në ndërgjegjen e tyre.