Adela Berisha u arrestua disa ditë më parë si bashkëpunëtore e grabitësit serial Astrit Thaçi, i cili akuzohet se ka kryer tetë grabitje brenda një jave në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Gazetarja e Abc News, Glidona Daci ka siguruar dëshminë e vajzës, e cila është shprehur se janë njohur në Facebook me grabitësin serial.
Ajo shprehet se e njihte të kaluarën e Thaçit, por nuk e linte dot pasi ishte e dashuruar me të.
Më tej, Adela Berisha tregon se më datë 15 shkurt, ditën që u arrestua Astriti, ajo priste që ti sillte një unazë për Shën Valentin dhe nuk e dinte se kishte kryer një grabitje.
20 vjeçarja shprehet gjithashtu se në momentin e arrestimit të tij ajo qarë.
“Nuk mendoja që Astriti po vijonte me vesin e vjetër, por sa herë që vonohej e se takoja e prisja me ankth se mos kishte bërë diçka. Dje (dmth me datë 14 se me 15 është arrestuar) nuk e kam takuar. Madje as nuk kam biseduar me të as në telefon. Sot (me datë 15 kur u arrestua) kur erdhi të më takonte mendova se do te me sillte një dhuratë për Shën Valentin. Ne fakt une po prisja një unazë”, është shprehur ajo.
Astrit Thaçi akuzohet për tetë grabitje gjatë javës së shkuar, ku e fundit ishte në Elbasan.
Abc News publikoi ekskluzivisht videon nga grabitja ku në një moment, Astrit Thaçi humbet vëmendjen dhe lëshon armën, të cilën ia rrëmben pronarja e biznesit.