Qarkullimi drejt Kodrës së Diellit, vetëm me zinxhirë!

Lidhja Automote e Maqedonisë ka njoftuar se qarkullimi në rrugën drejt Kodrës së Diellit, mund të bëhet vetëm me pajisje dimërore – zinxhirët.

“Në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit, për shkak të reshjeve të borës është i obliguar mbajtja e pajisjeve dimërore për të gjitha llojet e automjeteve”, njoftojnë nga LAMM.