Qarkullim më i shpejtë i udhëtarëve në Tabanoc dhe korridore të reja të gjelbra si pjesë e Ballkanit të Hapur

Qeveria e RMV-së njoftonë që në përputhje me Marrëveshjen për zbatimin e vendkalimeve të përbashkëta kufitare – One Stop Shop kontrolle në pjesën e qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve me Republikën e Serbisë në Tabanoc – Preshevë, i cili ishte vendosur në shtator të vitit 2019, plotësisht kanë përfunduar aktivitetet plotësuese infrastrukturore dhe rikonstruimet edhe atë: Janë vendosur kabina të reja për policët kufitarë dhe doganierët nga të dy vendet, janë rinovuar rampat e reja dhe dhomat ndihmëse për përdorim nga kolegët nga Serbia. Gjithashtu, është ngritur edhe rrjeti dhe infrastruktura e nevojshme e telekomunikacionit për mbarëvajtjen e procesit.

Me rikonstruksionin dhe vendosjen e kabinave dhe rampave e reja të instaluara, përveç përmirësimit të kushteve të punës, arrihet edhe përshpejtim shtesë, veçanërisht gjatë kontrollit të pasaportës, sepse shtrirja e re e kabinave është e tillë (si për automjetet e pasagjerëve ashtu edhe për ato të mallrave), mundëson punën e njëkohshme (pa boshllëk) të punonjësve të policisë kufitare nga të dyja vendet, gjë që do të ndikojë shtesë në përshpejtimin e fluksit të pasagjerëve dhe automjeteve mallrash, e cila është veçanërisht e rëndësishme në periudhën e verës gjatë sezonit turistik.

Gjithashtu, për të gjithë importuesit, eksportuesit, transportuesit dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurën doganore nga të tre vendet në nismën e Ballkanit të Hapur, si dhe për operatorët ekonomikë që kanë aprovime nga OEO dhe mallra nga Korridoret e Gjelbra, në kufirin Tabanoc dhe Qafë Thanë në mars të vitit 2022, tabela e korsive të gjelbra (proritare). Sipas të njëjtit parim, tabela të tilla janë vendosur në Preshevë dhe Qafë Thanë, nga Serbia dhe Shqipëria.

Për momentin KK Tabanoc funksionojnë 5 korsi për udhëtarë, 2 për kamionë dhe një për autobusë. Me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të kushteve për qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve në KK Tabanoc, ku kontrollet kufitare dhe doganore kryhen në dalje nga Serbia dhe hyrje në Maqedoninë e Veriut, Drejtoria Doganore është duke punuar në përshtatjen e dy korsive të tjera për hyrje mjetet motorike të pasagjerëve, të cilat përveç kësaj do ta përshpejtojnë fluksin, veçanërisht i rëndësishëm në periudhën e verës dhe frekuenca e shtuar e udhëtarëve-turistëve që kalojnë në këtë pikë kufitare.

Gjithashtu, me qëllim të përshpejtimit dhe uljes së kohës së pritjes në kufi, Drejtoria Doganore po shqyrton mundësitë që vendkalimi kufitar Pelinc, i cili shfrytëzohet vetëm për qarkullimin e pasagjerëve, gjegjësisht kalimin e mjeteve motorike të udhëtarëve, të aktualizohet si kalim alternativ për pasagjerët kryesisht nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kjo do të ishte në përputhje me nismën e Ballkanit të Hapur dhe mënyrën e propozuar të aplikimit të konceptit të një ndalese, me synimin për një qarkullim më të shpejtë të pasagjerëve dhe mjeteve motorike të pasagjerëve.

“Korridoret e gjelbra” për qarkullimin e mallrave të ndjeshme po funksionojnë me sukses dhe pa probleme në rajon me vendet e CEFTA-s. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut zbatohen në vendkalimet kufitare: Tabanoc, Bllacë dhe Qafë Thanë, ku vlejnë në listën e harmonizuar me prioritet CEFTA ku sigurohen mallrat që do të kenë të drejtë kalimi. Lista është e disponueshme për publikun (në faqen e Drejtorisë Doganore) dhe përmban produkte ushqimore – mish, perime, pastaj pajisje mjekësore, barna – të përcaktuara saktësisht me numra tariforë. Për këto mallra, administratat doganore ofrojnë trajtim prioritar gjatë kalimit të kufirit dhe gjatë zhdoganimit, ndërsa lista e këtyre mallrave mund të ndryshohet dhe harmonizohet me të gjitha vendet e CEFTA-s. Gjithashtu, informacioni para mbërritjes për këto lloj mallrash dërgohet dhe merret përmes sistemit elektronik të CEFTA- SEED. Identifikimi kryhet në bazë të shenjave tarifore të shënuara në deklaratat e eksportit dhe transitit.

Duke marrë parasysh përvojat pozitive nga aplikimi i Korridoreve të Gjelbëra në kuadër të CEFTA-s, janë duke u zhvilluar aktivitete për zgjerimin e tyre edhe në shtetet fqinje anëtare të BE-së. Në këtë drejtim, më 07.07.2022, në kuadër të Forumit për Konektivitet në Selanik, drejtori i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Guvernatori i Drejtorisw së Pavarur të të Ardhurave Publike të Republikës së Greqisë, nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit për shkëmbimi elektronik i të dhënave, me të cilin mundëson aplikimin e Korridoreve të Gjelbërta për mallrat që dalin në Republikën e Greqisë, si dhe shkëmbimin elektronik të një grupi të dhënash, para mbërritjes, përmes sistemit CEFTA – SEED. Në 6 muajt e ardhshëm është paraparë zgjerim i mundshëm i fushëveprimit të Memorandumit, me qëllim të shkëmbimit të të dhënave për mallrat që hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Greqia. Kështu, pika kufitare Bogorodicë – Evzoni me Republikën e Greqisë është shembulli i parë i një Korridori të Gjelbër të krijuar me një shtet anëtar të BE-së.

Në Forum morën pjesë përfaqësues të lartë nga 11 vende të rajonit (Ballkani Perëndimor dhe BE), nga Ministritë e Punëve të Jashtme dhe Transportit dhe Lidhjeve, drejtorët e doganave, si dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian, CEFTA dhe Komuniteti i Transportit. Në kuadër të Forumit u zhvilluan takime dypalëshe edhe me shtetet fqinje anëtare të BE-së, duke përfshirë takimin e përfaqësuesve tanë me përfaqësuesit nga Republika e Bullgarisë, ku u shpreh një qëndrim pozitiv për zgjerimin e kësaj nisme në pikat kufitare me Republika e Bullgarisë.