Qan me dënesë, lutet për të birin 4 vjeç! Lotët e kësaj nëne nga Kosova, të thyejnë zemrën

Lotët e dhimbja ia kanë mbuluar shpirtin. Nuk ka mundësi të shpëtojë dot djalin, një vogëlush veçse 4 vjeçar.
I shoqi mundohet ta ngushëllojë, por e kupton që e ka të pamundur. Zemra e kësaj nëne po del vendit, djali i saj po vuan dhe ajo s’po mundet më të durojë.

Noari është 4 vjeç dhe vuan nga një sëmundje e rëndë. Noari vogël qëndron në spital dhe gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm dhe shpejt.
Pak kohë më parë vogëlushi recitonte vjershë për Pavarësinë e Kosovës, por tashmë duket sikur është një tjetër fëmijë. Lotët e të qarat nuk i ndahen, ndërsa trupi i tij i vogël përkulet nga dhimbjet.

Nëna e Noarit përgjërohet për ndihmën e shqiptarëve. Në ato pak momente kur gjen forcën për të folur, vetëm lutet për ndihmë, pasi nuk ka mundësi të përballojë faturat për kurimin e të birit.

“I isha lutur të gjithë shqiptarëve kudo që janë… ndihmoni Noarin, djali ka nevojë të jetojë, është i vogël… (qan).
Të gjithëve u lutem, nuk kemi mundësi të çojmë Noarin, ta shërojmë. Nuk kemi as viza, ju lutem, ju lutem ndihmë për Noarin. I lutem Elvisit, bëni të pamundurën (qan)… o Zot, o Zot inshallah…”