Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), vetëm gjatë ditë së sotme ka pranuar 12 ankesa.
Kështu ka të ditur për Demokracia.com, kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku.
“PZAP-i, gjatë ditës se sotme deri me tani ka pranuar 12 ankesa”, tha Desku.
Ndërsa sipas tij, për gjithë procesin zgjedhor deri me sot ka pranuar 1 mijë e 131 ankesa dhe apele.
Kujtojmë se qytetarët e Kosovës sot (14 nëntor), po votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave.
Komunat në të cilat po zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale janë: Gjakova, Drenasi, Gjilani, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Vendvotimet u mbyllen në ora 19:00.