“Pyjet e Maqedonisë” shpallin konkurs pune për 140 persona

“Pyjet e Maqedonisë” kanë shpallur konkurs për punësimin e 410 personave. Ndërmarrja publike ka nevojë për druprerës, persona që do të angazhohen për transportin e punonjësve për pyllëzim. Ata do të punësohen me kohëzgjatje të caktuar, përfshirë 31 dhjetorin e këtij viti. Por, interesante është se pagat për punonjësit e ardhshëm planifikohen të jenë nën pagën minimale prej 18.000 denarëve, që u dakordua një ditë më parë.

82 druprerës paga 16.890 denarë;
95 transportues paga 15.450 denarë;
79 punonjës të pyjeve paga 14.880 denarë.

Alsat u përpoq të marrë përgjigje nga “Pyjet e Maqedonisë”, se cila është nevoja që këtë vit të angazhohen kaq shumë njerëz. Por kompania shtetërore nuk iu përgjigj thirrjeve tona. Prandaj e pyetëm ministrin Ljupço Nikollovski. Ai thotë se po punësohen persona të ri pasi në këtë periudhë të vitit kanë pasur volum të shtuar të punës për prerje dhe mbjellje.

“Është për personat që nevojiten për të punuar në këtë sektor dhe në ndërmarrjen publike Pyjet Kombëtare që janë me periudhë të caktuar kohore me kontratë dhe që janë për të gjithë punën fizike që duhet bërë”.

Në vitin 2013, kur qeveria e kaluar i menaxhonte Pyjet e Maqedonisë, shpalli konkurs për 1600 persona nga familjet në nevojë sociale. Problemi atëherë ishte se një pjesë e mirë e atyre që punësoheshin me short, prisnin me vite të tëra për t’u thirrur në punë.