Edhe seanca e sotme për pyetje të deputetëve dedikuar kryeministrit dhe ministrave të kabinetit qeveritar ka kaluar me përplasje të theksuara mes pushtetit dhe opozitës. Mes tjerash cak i sulmeve të VMRO-DPMNE-së ka qenë edhe ministri i kulturës, Asaf Ademi, të cilit deputeti Vllatko Gjorçev i kërkoi që të mos prek muzeun e VMRO-së dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje në të. Gjorçev në pyetjen e tij tha se fakti që ministri është shqiptar mund të irritojë edhe më shumë qytetarët maqedonas. Por, në përgjigjen e tij, ministri Ademi tha se muzeu nuk do të mbyllet ose prishet, por vetëm do të riemërtohet, ndërsa theksoi se komisioni i formuar ka zbuluar një sërë parregullsishë në të.
Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE
“Do të ketyë përgjegjësi, mos prekni në marrëdhëniet brenda etnike. Muzeu I VMRO-së dhe viktimave të rregjimit komunist, është çështje e shenjtë për mijëra familje, për një popull të tërë, andaj përcilljani Aleksandër Litovskit se ne në këtë shtet do të jetojmë 10, 20, 30, 50 vitet e ardhshme, këtu do të jenë fëmijët tanë dhe nipërat tanë. Zotëri Asaf Ademi, a keni ndër mend ta prekni muzeun e luftës revolucionare maqedonase dhe regjimit komunist. Ndërtoni tuajën, respektoni tuajën, por mos e prishni atë që është e huaj dhe që duhet ta respektoni”
Asaf Ademi, ministër i kulturës
“Në radhë të parë, nuk do të mbyllet muzeu I VMRO-DPMNE-së, kjo është propozim konkluzë, por do të riemërtohet në Muzeu I luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, por ju vetëm atë e lexoni. Edhe kjo është për të ardhur keq. Propozim konkluza tjetër është se aty janë konstatuar shumë parregullsi, nga aspekti I implementimit të ligjit për buxhet, ligjit për realizimin e buxhetit, ligjin për veprimtari të muzeut dhe ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ata janë ekspert të lartë dhe më vjen keq për këtë që do ta them, por të gjithë anëtarët janë maqedonas dhe ekspert të historisë dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Domethënë këtë vendim nuk do ta sjell ministër shqiptar, por ministër i Kulturës I Republikës së Maqedonisë”
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syria Rashidi, ka pyetur kryeministrin Zoran Zaev për fatin e padive të cilat ai si lider i opozitës së dikurshme kishte ngritur ndaj funksionarëve të lartë të BDI-së, ministra në Qeverinë e mëparshme. Zaev tha se me rastet merren institucionet, ndërsa Rashidi e akuzoi se ka zgjedhur qetësinë në koalicion në kurriz të luftës kundër korrupsionit.
Zoran Zaev, kryeministër
“Unë ajo që e di për procedurat e mësoj nga televizionet, e dijë se ka procedura të procesura, por një do tu them, ne nuk kemi tërhequr padi penale e cila është dorëzuar nga ne për asnjë. Denoncimet janë paraqitur dhe një pjesë e tyre janë procesuar, një pjesë kanë marrë përgjigje ku ka vepër dhe ku nuk ka vepër penale,N n pjesën e vetë institucioneve, hetimet apo procedurat para hetimore dëshmon se nuk ka vepra ose të ngjashme”
Syria Rashidi, Aleanca për Shqiptarët
“Zotëri kryeministër unë mendoj se në rastin konkret ju jeni palë që keni padit dhe do të ishte e udhës të keni informacione se deri ku kanë arritur ato, deri ku shkon procesuimi. Mirëpo, unë u kuptoj fort mirë, e kuptoj hallin dhe dilemën që keni. Ju jeni nën një presion për ta çuar deri në fund betejën siç keni premtuar, të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit të pakompromis, pavarësisht nga kush është bërë dhe kur është bërë. Nga ana tjetër dilemës për të ruajtur rehatinë apo qetësinë në shtëpinë, ndryshe thënë stabilitetin qeveritar. Për fat të keq mendoj se deri më tani jeni përcaktuar për këtë të dytë”
Edhe në seancën e sotme, ekonomia, integrimet, siguria dhe lufta kundër korrupsionit kanë qenë tema me interes për deputetët të cilët parashtruan pyetje ndaj ministrave qeveritar. Deputetët edhe një herë u interesuan për kompanitë që përfituan nga fondi për inovacion.
https://youtu.be/348GkTwJ40s