Putini nuk do ta njohë Bidenin si president të SHBA-së para rezultateve zyrtare

Presidenti rus, Vladimir Putin po refuzon të përgëzojë për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane, Joe Bidenin.
Lideri rus nuk po dëshiron të ngutet pasi që ka ende “procese ligjore” për të kaluar, pohon zëdhënësi i tij.
“Ne besojmë se më e saktë është që të presim derisa rezultatet zyrtare të shpallen”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Theksojmë se lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ka uruar demoraktin për rezultatin e arritur në zgjedhjet presidenciale amerikane.
“Ky është një privilegj i cili nuk është i disponueshëm për të gjitha vendet,” tha Navalny, i cili po shërohet në Gjermani pas helmimit në muajin gusht, pohoi ai.
Ndryshe, Joe Biden ka siguruar 290 vota elektorale kundrejt Donald Trumpit që ka 214 sosh gjersa fituesi shpallet kanidati që siguron 270 vota.