Putini është nominuar dy herë për çmimin Nobel për paqe

Vladimir Putin është aktualisht ndër emrat më të përmendur në botë për shkak të ofensives të Ukrainës, ofensive që kjo e fundit nuk e provokoi dhe që ka lënë qindra civilë pa jete, mes tyre fëmijë.

Pykëpyetje të shumta janë ngritur mbi të shkruarën e Putinit, si për të hedhur dritë me rrethanat që e çuan atë për të shpallur një situatë të pamendur në Evropë, në shekullin e 21, atëherë kur diçka e tillë mendohej se i përkiste të shkuares.

Mes disa fakteve mbi jetën e Putinit, një që bie në sy sidomos në këto kohë, është fakti që Putini është nominuar dy herë për Çmimin Nobel për Paqe.

Putini bindi presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad që të dorëz onte ar mët e Sirisë në mënyrë paqësore, në vend të opsionit tjetër të ndërhyrjes agre sive, me gjasë për shkak të miqësisë së tij me të. Për këtë, ai u nominua për Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 2014.

Ai gjithashtu u nominua për Çmimin Nobel për Paqe rishtazi, në vitin 2021. Nominimi nuk erdhi nga Kremlini, por sipas mediave ruse, disa personazhe publike ruse të udhëhequr nga shkrimtari Sergey Komkov dërguan nominimin në Oslo.

Aktualisht Putin po përballet me sanksione kryesisht të llojit ekonomik ndaj Rusisë, të vendosura nga Perëndimi për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës, me bombardime në thuajse çdo pjesë të territorit.