Putin zhvishet në acar në -20 gradë Celsius, kryen ritualin ortodoks (VIDEO)

Presidenti rus Vladimir Putin u zhyt në ujërat e akullt, duke vazhduar kështu traditën e përkujtimit të pagëzimit të Krishtit nga Gjon Pagëzori. Kreu i Kremlinit, u zhyt në ujë të mbuluar nga akulli ndërkohë që temperatura shënonte -20 gradë Celsius.

Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Putinit Dmitry Peshkov tha se presidenti rus i qëndroi besnik traditës, kjo pasi uji i bekuar nga një klerik konsiderohet i shenjtë dhe i pastër deri në festën e vitit pasardhës, dhe besohet se ka fuqi të mbrojtje dhe shërimi.

Të krishterët ortodoksë rusë ndjekin kalendarin e vjetër dhe festojnë epifaninë në 19 Janar, dymbëdhjetë ditë pas Krishtlindjes, e cila festohet më 7 Janar. Sipas traditës, besimtarët duhet të zhyten tre herë në ujërat e akullta, në vende të veçanta posaçërisht për këtë ritual.