Putin: SHBA do ta ketë fundin e njëjtë si Bashkimi Sovjetik

MOSCOW REGION, RUSSIA - JULY 2, 2020: Russia's President Vladimir Putin holds a video conference meeting of the Pobeda [Victory] Russian Organizing Committee at Novo-Ogaryovo residence. Alexei Druzhinin/Russian Presidential Press and Information Office/TASS (Photo by Alexei DruzhininTASS via Getty Images)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dërguar mesazhe të forta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm 11 ditë para takimit sy më sy me të parin amerikan, Joe Biden.

Nga Kremlini, ky tha se raportet me Ëashingtonin i ka acaruar ky i fundit.
“Nuk i kemi sjellë ne deri në këtë pikë marrëdhëniet Rusi-SHBA. Nuk e kemi shkaktuar ne këtë. Nuk i marrim ne hapat e parë. Nuk i kemi bërë ne sanksione vetes, por Shtetet e Bashkuara na kanë vendosur neve, si dhe vazhdojnë të veprojnë njëjtë, madje edhe pa arsye, vetëm pse ekziston shteti ynë”, deklaroi Putin në një konferencë për gazetarë nga e gjithë bota.

Krerët e dy superfuqive do të takohen në Gjenevë të Zvicrës, më 16 qershor.
Biseda mes Biden e Putin pritet të përqendrohet në çështjen e armëve, luftërave globale, ndryshimet klimatike e pandeminë COVID-19.
Presidenti rus homologun e tij e sheh si burrështetas me përvojë, andaj shpreson që takimi të jetë konstruktiv.
Veçse ky shprehet i bindur kur e parashikon të ardhmen e SHBA-së duke thënë se do ta përjetojë fatin e shuarjes, njëjtë si Bashkimi Sovjetik.

“Ky është problemi i perandorive – mendojnë se janë shumë të fuqishme, saqë mund t’i përballojnë gabimet e vogla. Numri i problemeve po rritet. Ka ardhë një kohë kur ato nuk mund të përballohen më. Kështu, Shtetet e Bashkuara me hapa të sigurt e të vendosur po shkojnë drejt rrugës së Bashkimit Sovjetik”, tha ai.
Takimi Biden-Putin do të jetë i pari që prej se Amerika është bërë me president të ri.