Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia nuk ka për qëllim që të ndajë Bashkimin Evropian (BE). Këto deklarime ai i ka bërë para vizitës në Austri, që është udhëtimi i parë në një vend perëndimor në më shumë se një vit.
Putin ka shtuar se ai dëshiron BE-në e bashkuar dhe me prosperitet, duke e quajtur atë si partnerin më të rëndësishëm ekonomik dhe komercial të Rusisë, raporton BBC.
Presidenti rus do të takojë homologun e tij Alexander Van der Bellen si dhe kancelarin austriak Sebastian Kurz, e gjithashtu edhe disa liderë në fushën e biznesit.
“Sa më shumë probleme që ka BE-ja, aq më shumë rreziqe dhe probleme ka për ne”, tha ai. Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë u ngritën pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.