Putin e quan Perëndimin “Perandorinë e Gënjeshtrave” pas sanksioneve të vendosura

 Presidenti rus Vladimir Putin e quajti Perëndimin një “Perandorinë e Gënjeshtrave” ndërsa diskutoi mbi ekonominë me zyrtarë të lartë të hënën pas vendosjes së sanksioneve gjithëpërfshirëse kundër Moskës, tha Kremlini, shkruan reuters.

“(Kryeministri Mikhail Mishustin) dhe unë diskutuam këtë temë, natyrisht duke pasur parasysh sanksionet që i ashtuquajturi komunitet perëndimor – siç e quajta në fjalimin tim “perandoria e gënjeshtrës” – po përpiqet të zbatojë tani kundër vendit tonë. ”, një transkript i takimit citon të ketë thënë Putin.