Putin arreston kreun e FSB-së ruse, dështoi në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur në arrest shtëpie kreun e shërbimit të jashtëm të FSB-së dhe zëvendësin e tij. 

Arsyeja: Dështimet e inteligjencës, ku ushtria e tij pësoi një seri humbjesh të turpshme në Ukrainë.

Andrey Soldatov, një person i respektuar i shërbimeve sekrete ruse, tha se burime brenda FSB-së i bënë atij me dije se Sergey Beseda, 68 vjeç, kreu i shërbimit të jashtëm të agjencisë, është arrestuar me urdhër të Putin-it.

Gjithashtu është arrestuar Anatoly Bolyukh, zëvendësi i Beseda-s.

Soldatov shkoi më tej duke thënë se Putin-i është ‘vërtet i pakënaqur’ me agjencinë – të cilën ai e drejtonte para se të bëhej president.

Presidenti rus thuhet se fajëson agjencinë, e cila e siguroi atë përpara pushtimit se forcat ruse do të përballeshin vetëm me rezistencën simbolike nga ushtria ukrainase dhe se vetë ukrainasit ishin të etur për të hequr qafe udhëheqësit e tyre.

Ndër arsyet e represioneve janë përvetësimi i fondeve të alokuara për punë subversive dhe të fshehta në Ukrainë, si dhe informacione qëllimisht të rreme për situatën politike në Ukrainë.

Në fakt, forcat e armatosura ruse janë përballur me rezistencë të ashpër nga ushtarët ukrainas, që i kanë luftuar ata deri në ndalesë.

Më herët u tha se Putin kishte shkarkuar gjeneralët e tij të lartë dhe se ishte i ‘tërbuar’, pasi inteligjenca kishte dështuar dhe strategjia e dobët panë që trupat e tij pësuan një seri humbjesh të turpshme në ditët e para të luftës në Ukrainë.