“Pushteti tenton të pengojë vendosshmërinë e qytetarëve për ndryshim”

Duam të informojmë opinionin se procesi i votimit në mbarë vendin po zhvillohet me disa parregullsi të nxitura nga funksionarë të pushtetit, por qytetarët po dëshmnojnë nivel të volitshëm të demokracisë dhe pjekurisë politike. Deri në këto momente duket se dëshirën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre me votë nuk po arrijnë ta ndalin as te*ntimet e militantëve dhe funksionarëve të BDI-së për të prishur procesin.

Gjatë ditës janë regjistruar disa tentime të këtilla, kryesisht në Gostivar, Zhelinë, Strugë, Tetovë dhe vende të tjera, ku janë regjistruar te*ntime për tensionim të situatës. Nervozë dhe panikë vërehet tek komisionerë dhe aktivistë partiak të BDI-së në pjesën më të madhe të komunave ku ata ndjejnë tanimë humbjen, por fatmirësisht qytetarët nuk kanë rënë as në provokime e as në pr*esione dhe po dalin lirshëm për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

Gjithashtu në disa vendvotime janë paraqitur probleme me pajisjet për identifikimin e gjurmëve të gishtërinjëve, kjo ka shkaktuar edhe vonesa dhe rradhë të gjata të pritjes. Ju bëjmë apel KSHZ-së, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë dhe të gjitha organeve të tjera që të reagojnë, të ndalojnë ata që duan të njëllosin këtë proces të rëndësishëm demokratik si dhe të eliminojnë edhe pengesat teknike. Qytetarët të vazhdojnë të flasin me votë sepse sot është dita e tyre dhe askush nuk mund ta ndalojë këtë! Në çdo vendvotim janë edhe komisionerët tanë dhe maksimalisht do të jemi në mbrojtje të sovranit.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa