Pushteti porosit që popullsia duhet të regjistrohet, opozita mbledh nënshkrime për anulimin e Ligjit për regjistrim

Ne nuk duhet të lejojmë jo seriozitet dhe të mos kemi regjistrim të popullsisë edhe në dhjetë vitet e ardhshme, tha kryeministri Zoran Zaev, derisa opozita po mbledh nënshkrime për anulimin e Ligjit për regjistrim.

“Nëse jemi shtet që nuk kemi bërë regjistrim për 20 vjet, duhet ta bëjmë atë një orë më herët. Jam i bindur se do të kemi regjistrim të suksesshëm nga 1 deri më 21 prill, siç është planifikuar”, tha Zaev dje në Probishtip, duke komentuar iniciativën e VMRO-DPMNE-së për mbledhjen e nënshkrimeve për të propozuar Ligj për anulimin e Ligjit për regjistrim.

Kryeministri ka thënë se Ligji është konform Eurostatit dhe të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe se bëhet fjalë për operacion statistikor duke shtuar se “çfarëdo lloj bllokimi, çdo shpërqendrim i qytetarëve ose vënies në pasiguri, nuk është aspak akt patriotik ndaj shtetit”. Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja vazhdoi me iniciativën për të mbledhur nënshkrime për të anuluar Ligjin për regjistrim, nën moton “Vendosni nënshkrimin tuaj për regjistrim të vërtetë”, i cili filloi të shtunën.