Pushteti pohon se spitalet modulare janë të sigurta

Të gjitha spitalet modulare, të instaluara në të gjithë vend, mendoj se janë të sigurta për pacientët, pohon drejtoresha e Klinikës Infektive të Shkupit, Milena Stevanoviq, pas zj*arrit të tmerrshëm në spitalin modular të Tetovës. Ajo theksoi se këto objekte i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme për këtë lloj repartesh spitalore i kanë të gjitha dokumentet e ndërtimit dhe janë pa asnjë vërejtje.

Shikoni, besoj se janë të sigurta. Të gjithë kanë dokumentet e tyre të pranimit teknik dhe të ndërtimit pa asnjë vërejtje. Këtu, më lejoni të flas për spitalin modular i cili ka një kapacitet deri në 70 shtretër dhe i bashkëngjitet Klinikës Infektive. Më lejoni t’ju kujtoj, mijëra pacientë u shpëtuan nga një pasqyrë e rëndë klinike e covidit, nga pasqyrë klinike mesatarisht e rëndë e Covidit, dhe nuk mund të themi se spitali modular nuk është një mënyrë për kujdes dhe trajtim cilësor të pacientëve – deklaroi Milena Stevanoviq, Drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Zj*arri që për disa minuta shkr*umboi spitalin modular në Tetovë është shkak që VMRO DPMNE tani të kërkojë dislokimin e këtyre objekti nga komuna Butel, që është vendosur si ambulancë.
Bëhet fjalë për ambulancë të njëjtë modulare sikur ajo në Tetovë, e ndërtuar nga kompania e njëjtë afër pushtetit. Kryetari në largimi, Velimir Smilevski, para zgjedhjeve, por edhe gjatë mandatit të tij të pasukesshëm 4 vjeçar, dhjetëra herë premtoi se komuna e Butelit do të ketë poliklinikë moderne. E gjithë kjo rezultoi, para se gjithash me objekt jo të sigurt dhe nënçmues që e ul dinjitetin e banorëve në komunën e Butelit – u shpreh Darko Kostovski- VMRO DPMNE.

Megjithatë, pas zj*arrit në Tetovë, nuk ka përgjigje të saktë nëse kovid qendra ka pasur pranim teknik. Qeveria, ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punës, tashmë katër ditë nuk zbulojnë cila kompani ka kryer monitorim final ndaj objekteve të montuara dhe dritë jeshile që të mund të pranojnë pacientë të sëmurë nga kovid. Ministria e shëndetësisë dhe kompania “Brako” që ka montuar objektet, pohojnë se nuk ka pasur lëshime gjatë ndërtimit ndërsa nëse ka pasur, kanë qenë të natyrës estetike.