“Pushteti”: Haradinaj thotë se është i gatshëm të bëhet presidenti i Kosovës

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është i gatshëm të jetë president i Kosovës.
Haradinaj ka thënë sot se falënderon Këshillin Drejtues të AAK’së për autorizimin dhe besimin që ai të jetë kandidatë për president i vendit.

Kreu i AAK’së ka thënë se ky është një përgjegjësi e lartë dhe nder i veçantë për të që të jetë president i Kosovës.
“Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.