Pushon 5 minuta për t’u rikthyer në punë, fotografia simbolike e infermieres

Një infermiere e rraskapitur pushon 5 minuta, duke vendosur kokën në një fletë të palosur në një tavolinë para kompjuterit.
Kjo është fotografia që është shpërndarë në internet, e cila tregon situatën në të cilën po ballafaqohet, si kjo infermiere dhe shumë të tjera në Itali.

Bëhet fjalë për një infermiere e cila kishte gjetur pak kohë për të rikuperuar ca energji dhe për t’u rikthyer “në vijën e parë”, për të luftuar koronavirusin, pikërisht më 8 mars.
Fotografia, siç thuhet më tej, është bërë në spitalin e Kremones, siç raportohet nga Il Quotidiano Italiano, një nga strukturat e vëna në gatishmëri në këto ditë urgjente.

Ndryshe, siç ishte raportuar më herët, rreth 100 persona kanë vdekur për një ditë nga koronavirusi në Itali, duke e çuar numrin në 463.
Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Mbrojtjes Civile dhe Komisioneri i Emergjencave, Angelo Borelli, pasi deklaroi se 97 persona ndërruan jetë të dielën.

Ai ndër tjerash ka thënë se numri i të prekurve për një ditë është rritur në 1,598, ndërsa numri i përgjithshëm arrin në 7,985.
Kujtojmë se rajonet më të prekura në Itali, është ai i Lombardisë dhe Venetos.