Pushimet verore, qytetarët në dilema se ku të shkojnë!?(VIDEO)


Sezoni turistik për këtë vit varet nga dy faktorë, kur do të hapen objektet e akomodimit si dhe hapja e kufijve. Punëtorët e turizmit thonë se është shumë e rëndësishme të dihet se kush dhe në çfarë kushte do të jetë në gjendje të kalojë kufirin. Emil Dimitrovski nga Oda e Turizmit tregon se qytetarët që kishin paguar udhëtimin para krizës, paratë e tyre nuk do tu shkojnë huq.

Ishte një masë e ndërmarrë që mos falimentojnë kompanitë, dhe në atë rast, nëse falimentojnë, ato para do të dështojnë, sepse nuk do të ketë prej ku ti marrin.” Ato tashmë janë paguar në hotele të ndryshme dhe ato hotele gjithashtu nuk i kthejnë paratë, por në 18 muajt e ardhshëm do të mund të përdoren ato objekte”-tha Emil Dimitrovski nga LOE.

Planet e qytetarëve që i anketuam janë të ndryshme. Pjesa dërmuese shprehet se dëshirojnë të shkojnë për pushime verore.

“Kuptohet që do të shkoj, vetëm se nuk e di ku. Do të shoh ku mundem”

“Duke pasur parasysh që u paralajmërua vala tjetër për në shtator, atëherë shumë njerëz…nuk e di si do të zgjidhet e tërë kjo. Do të shkoja nëse do të kisha mundësi”

“A planifikoni pushime verore për sivjet”?

“Jo, jo”.

Autoritetet për Alsat pohojnë që kufijtë së shpejti do të hapen. Mjete për mbështetjen e sektorit do të kërkohen para se gjithash jashtë vendit. Nga buxheti ndihmë të drejtpërdrejtë ka vetëm 400.000 euro. Për më shumë shpresojnë nga organizatat ndërkombëtare.

Jam në bisedime finale me Bankën Botërore dhe Bashkimin Evropian që të shfrytëzojmë një pjesë të mjeteve nga projekti për konkurrencë lokale dhe rajonale në pjesën e turizmit për komunat dhe ndërmarrjet private. Aty ka buxhet prej rreth 2,5 milionë euro”-tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Nga ministria e transportit thonë që për momentin nuk ka vendim se kur do të hapen aeroportet, andaj apelojnë që qytetarët të mos blejnë apo rezervojnë bileta udhëtimi. Nga Agjencia për promovimin e turizmit i porosisin qytetarët që sivjet më mirë do të ishte pushimet verore t’i kalojnë në ndonjë prej kapaciteteve vendore turistike.