“Puset e vdekjes”, si u vranë dhe u hodhën në bunare shqiptarët gjatë luftës?

Gjatë viteve 1998-1999, aparatura ushtarake e policore, por edhe paramilitare e Serbisë shkaktoi disa krime lufte e krime kundër njerëzimit në Kosovë, për të cilat u mbajtën përgjegjës udhëheqësit e saj edhe para Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavi. Përveç vrasjeve, spastrimit etnik, dhunimeve seksuale, në Kosovë ndodhën edhe masakra duke hedhur viktimat në bunare.

Janë disa raste të tilla të krimeve të luftës në Kosovë për të cilat pak është raportuar. Madje edje pse viktima e puseve në Qirez, Lumnije Zymberi (29 vjeçe), u përmend si dëshmi në kuadër të gjykimit të Sllobodan Millosheviçit në Hagë.

Megjithatë, norvegjezi Josef Martinsen, ushtarak me titull major, që shërbeu në Kosovë menjëherë pas lufte, shkroi në raport të gjatë që dokumenton krimet e shtetit serb.
Në librin “Puset e Vdekjes”, të shkruar në norvegjisht e të përkthyer në gjuhën angleze, shqipe e serbe, Martinsen ka mbledhur rrëfimin e dhjetëra grave e burrave kosovarë për disa prej masakrave, viktimat e të cilëve përfunduan në bunare e puse.

Viktimat pas lufte me ndihmën e organizatave ndërkombëtare si UNCHR e NCA u hoqën nga bunaret e puset e tjera për t’u varrosur më pas.

Ishte fshati Pastasell i komunës së Rahovecit, kur së pari filluan vrasjet në puse.

4 shtatori i vitit 1998, kolona e tankeve që ishte drejtuar fshatit ishte e gjatë e nga to shtihej me armë për të frikësuar popullsinë, shkruante Martinsen.

“Më vonë pasi tanket e hapën rrugën, aty arritën policia speciale me ushtrinë serbe , të cilat së bashku e ”spastruan fshatin ”, vranë shumë njerëz dhe të tjerët i përzunë, plaçkitën çdo gjë dhe në fund e dogjën tërë fshatin”, thuhet në librin “Puset e Vdekjes”, shkruan Gazeta Nacionale.