“Punova 3 muaj për Arilenën dhe më dha një zarf me 300 mijë lekë”


Dritan Brama këtë të enjte ishte i pranishëm në ‘Abc e Pasdites’, ku foli për eksperiencën e tij televizive në Big Brother. Ai nënvizoi se nëse do të kishte qenë që në fillim do të mund të ishte më e mundur arritja deri në finale sepse në atë moment loja ishte shumë e fortë. Tashmë ai cilësohet si Tani i Bigut dhe jo koreografi, gjë të cilën e pëlqen shumë, por theksoi se nuk e priste që do kishte kaq shumë komente pozitive.

“Të gjithë më thonë “pse nuk hyre më përpara”, po të kisha filluar që nga dita e parë do kisha arritur me Tanin e vërtetë, sepse jam i kalitur me durimin”. Ndërkohë, i pyetur nga Ermali nëse ishte penduar që tha përpara dhjetëra kamerave se disa artistë nuk ishin treguar korrekt me të duke mos e paguar.

“Disa artistë nuk më kanë paguar akoma. Kam qenë një staf kërcimtarësh aty, profesionist. Me pa Donaldi nga këmbët “ore shumë i bardhë je s’ke bërë plazh”, i thashë o vlla do të tregoj të vërtetën, kam punuar 3 muaj me një këngëtare që është vip-e, ditë për ditë duke punuar.

Duke thënë s’më pelqen kjo lëvizja, dhe vinte a ta ndërrojmë këtë, bëjmë 3 videoklipe dhe të vjen një zarf me 300 mijë lekë. Tha do rregullohemi në një spektakël që kam në nëntor, shikoj aty dhe kishte marrë një tjetër, kjo nuk mu duk e pastër”.
Teksa Ermali insistoi të mësonte më shumë për artisten, Tani pranon që artistja që nuk e ka paguar ishte Arilena. “Sigurisht Arilena”, pohoi ai.