Ka ndërruar jetë në spital edhe i lënduari në Shisha Bar në Çarshi të Shkupit, Tahla Ali, ndërsa nga plagët e marra nga plumbat, në vendgjarje kishte ndërruar jetë Jeton Krivanjeva i njohur me emrin Zhila, si dhe Enes Iseni-Laci.
Mjekët e Klinikës se Shkupit, përkundër tentimeve të shumta, nuk arritën të mbajnë në jetë të riun nga Shkupi, i cili siç merr vesh gazeta KOHA, ka qenë viktimë e rastit pasi në Shisha Bar punonte si kamerier.
Kanë qenë katër persona të armatosur dhe të maskuar sikurse pjesëtarët e njësiteve speciale, të cilët duket se e kanë pritur momentin e ekzekutimit, pasi sapo kanë hyrë në lokal, kanë nis të gjuajnë në drejtim të Krivanjeves dhe Isenit.
Në vendngjarje policia dhe krim-policia e shoqëruar nga prokurori hetues po kryejnë hetimet.
Autorët e vrasjes, siç mëson KOHA, tashmë janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa për kapjen e tyre janë alarmuar të gjitha njësitet e policisë. (koha.mk)