Punonjësit marrin pagat – Normalizohet qarkullimi i autobusëve në Shkup

Të gjithë autobusët e NTP-së janë rikthyer në rrugët e kryeqytetit, pasi Qyteti i Shkupit ka siguruar paga për punëtorët këtë lajm e konfirmoi një vozitës. Këshilli i Qytetit të Shkupit mori vendim për bartjen e mjeteve për pagesën e pagave për punëtorët. Autobusët sot para mesditës janë larguar nga rruga para Qeverisë ku në shenjë revolte kishin mbetur 15 autobusë.

Ndryshe nga Qyteti i Shkupit thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka borxh 120 milionë denarë për subvencionet për kryerjen e transportit të studentëve dhe nxënësve në arsimin e mesëm. Ndërsa kryetarja Danella Arsovska kërkoi shlyerjen e borxheve të institucioneve ndaj NTP-së, por edhe përgjegjësi nga menaxhmenti dhe të gjithë ata që kontribuan në gjendjen e keqe në ndërmarrjen.