Punimet për ujësjellësin e Siniçanit, çojnë në polici kryetarin e Bogovinës Albon Xhemailin

Kryetari I komunës së Bogovinës Albon Xhemaili gjatë ditës së sotme është ftuar në stacionin policor në Tetovë në lidhje me punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan të komunës së Bogovinës të cilit janë duke u kryer në bjeshkët e Sharrit afër fshatit Novosell 2 të po të kësaj komune.
Televizioni 21 kontaktoi me kryetarin e komunës së Bogovinës Albon Xheaili cili tha: “Në kohë pandemie banorët e Siniçanit nuk kishin ujë të pijshëm dhe me një vendim të këshillit komunal që u thirrur në gjendje të jashtëzakonshme u vendos që këtyre banorëve tu dilet në ndihmë, në bazë të procedurave dhe në bisedë me banorët u vendos që deri sa komuna të përgatis projekt konkret banorëve tu jepet një pëlqim dhe tu sigurohet një ekskavator që në ujësjellësin e tanishëm të kyçen edhe disa burime shtesë ndërsa banorët në mënyrë vullnetare ti kryejnë punët tjera.

Pas fillimit të punëve afër burimeve u paraqitën pjesëtarë të njësisë special dhe pjesëtarë të SPB- Tetovë të cilët nuk linin banorët që të kryejnë punët, dhe ne si komunë u kërkuam urdhër ndalese por nga SPB Tetovë në asnjë rast nuk na dhanë një gjë të tillë , edhe në bazë të ligjit policia vetëm zbaton urdhër. Pjesëtarët e policisë edhe Sot e kësaj dite nuk na kanë dhënë asnjë urdhër ndalese që ata duhet ta zbatojnë . Gjatë ditës së sotme mua më ftuan gojarisht në polici dhe më sugjeruan që ti ndërpresë punët por edhe gjatë ditës së sotme u kërkova urdhër nuk më dhanë një gjë të tillë”, thotë Albon Xhemaili kryetar i Komunës së Bogovinjës.

Sipas Xhemilit banorët e Siniçanit jo që s’kanë ujë për pije por i njëjti është edhe jo i pastër . Ndryshe një pjesë ujërave të malit Sharr mbi këta fshatra merren edhe dërgohen në liqenin e Mavrovës.
Televizioni 21 kontaktoi edhe me Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, nga atje na thanë që do të prononcohen për këtë çështje.