Punëtori i sigurimit nuk e njeh Ronaldon, bëhet viral momenti kur e pyet se kush je

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo vazhdon të përbëjë lajm në çdo paraqitje të tij në Euro 2020, sikurse në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Edhe para se të shkelte në fushë, ai bëri që Coca-Cola të humbte 4 miliardë dollarë në aksione pasi largoi dy shishe në një konferencë për shtyp dhe u kërkoi të gjithëve të ‘pinin ujë’.
Legjenda portugeze pak e dinte sa trazira do të shkaktonte, por ato shkaktuan ‘tërmet’ dhe të gjithë filluan ta kopjojnë atë.

Paul Pogba reagoi njësoj duke larguar shishe të birrës Heineken, ndërsa Manuel Locatelli largoi shihesh e Coca-Colas dhe mbajti ato të ujit.
Ronaldo të nesërmen shënoi dy për Portugalinë kundër Hungarisë dhe jo vetëm që vulosën një fitore 3-0, por e panë atë të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionateve Evropiane.
Por, përkundër të gjitha titujve, duket se jo të gjithë e dinë kush është Ronaldo.

Kjo për shkak se një video e Ronaldos që përpiqet të hyjë në stadiumin ‘Puskas Arena’ përpara ndeshjes kundër Hungarisë po bëhet virale.
Një roje sigurie e thërret Ronaldon për të kontrolluar dy herë ID-n (kartën e identifikimit) të tij dhe për të siguruar që ai ka të drejt hyrje në stadium.
Reagimi i portugezit dukej normal pas kërkesës së rojës së sigurimit, edhe pse mbrapa fytyrës së tij vërehej një e qeshur cinike.