Punëtori i kazinos sulmon anëtarin e Lëvizjes “Anti Bixhoz”

Dje rreth ores 17:30 ditë e premte pran ish restorantit Potpor është sulmuar fizikisht në befasi, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Anti Bixhoz me inicialet Z.A., me pretekst se meret me betejën për mbylljen e kazinove dhe bastoreve në RMV. Sulmi është kryer nga personi me iniciale M.M. punëtor në kazinon Admiral, thonë nga kjo lëvizje.

“Ne nga Lëvizja Anti Bixhoz reagojmë ashpër për marjen e guximit të këtij personi të ndërmer këtë akt dhe e llogarisim sulm ndaj Lëvizjes Anti Bixhoz. Derisa ne si LAB kërkojmë në mënyrë institucionale sjelljen e ligjit për lojrat e fatit edhe me këtë rast kërkojmë me vendosmëri nga organet përgjegjëse që personi në fjalë të merr dënimin e merituar dhe të mos mendon ai dhe askush tjetër se mund të marin veprime të tilla ndaj anëtarëve të Lëvizjes Anti Bixhoz.”