Punëtorët turistikë nga Ohri dhe Struga presin ndihmë urgjente nga shteti

Pa ndihmë urgjente shtetërore përmes pakos së pestë të masave për të ndihmuar sektorin e turizmit – gastronomisë, disa nga punonjësit do të humbin punën e tyre, paralajmëron Shoqata e Hotelierëve. Thonë se nuk punojnë me muaj, nuk fitojnë të ardhura, prandaj nuk kanë me çfarë t’i paguajnë punëtorët.

Ne nuk i kemi marrë paratë, ky është një problem i madh. Nëse vazhdon, për një kohë të shkurtër me këtë intensitet të një numri të lartë të pacientëve në vend, me mbyllje, me shtretër të mbushur në spitale dhe shtretër bosh hoteli, kjo do të kontribuojë në një problem pak më të madh, ku disa prej hoteleve do të duhet të fillojnë ta largojnë stafin – tha Kërste Bllazheski-Kryetar i HOTAM-it.

Hotelierët shpresojnë që masat kufizuese do të zgjasin shkurt, që humbjet të jenë të vogla. Planifikojnë largime nga puna, një lëvizje që disa tashmë kanë filluar të bëjnë.
Tani kemi 23 të punësuar, por do të shohim më tutje. Ne tashmë kemi pasur humbje të mëdha, por ato do të rriten ose dyfishohen. Janë anuluar grupet e mëdha, që i kemi pasur deri në qershor dhe korrik – deklaroi Marjan Tërpeski-hotelier.

Pakoja e pestë e masave ka ngecur në Kuvend për një kohë të gjatë, gjë që ka ndikuar që rreth 15,000 njerëz të mos marrin pagën minimale për muajin shkurt dhe mars. Hotelierët kanë frikë se edhe ky sezon do të dështojë, sepse turistët nga vendet e Evropës Perëndimore nuk do të jenë këtë verë. Sipas Agjencisë së Punësimit në Ohër dhe Strugë, nga fillimi i pandemisë, do të thotë nga 11 mars 2020 deri më 28 shkurt 2021, gati 1.300 persona kanë mbetur pa punë. Numri i përgjithshëm i të papunëve është 8,950 persona.