Punëtorët shëndetësorë kërkojnë rritje të pagave me 30 për qind

Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Shëndetësisë në protestën e sotme ritheksoi edhe një herë kërkesat e saja për rritjen e pagave për 30%, marrëveshje të re kolektive, eksperiencë përfituese në punë, rritje të shtesës infektive nga 1 ne 4% dhe shndërrimi i orarit fiks me orar të pacaktuar.

“Ne kërkojmë rritje 30 për qind të pagave për mjekët dhe personelin mjekësor, si dhe për administratën publike në objektet mjekësore dhe stafin teknik. Kërkojmë gjithashtu rritje të shtesave infektive nga një në katër për qind, rregullim të statusit të punonjësve të përkohshëm dhe punësim të tyre me afat të pacaktuar, rishikim ose marrëveshje të re kolektive dhe takim me ministrin e Shëndetësisë”, tha d-r Gjoreski.

Ndryshe, punonjësit e shëndetësisë kërkojnë takim me ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti për ta njoftuar për problemet, por nëse kjo nuk ndodh, paralajmërojnë protestë paqësore më 24 nëntor para Ministrisë së Shëndetësisë dhe marshim proteste drejt Qeveria më 2 dhjetor.