Arbër Blaka, punëtor në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ka shpërndarë një fotografi ku tregon se është duke u përgatitur ushqimi për të karantinuarit në konvikte.
Por, ai teksa tregon se punëtorët përreth janë përplot me vullnet për punë ka ironizuar pakëz me një të karantinuar aty.
Këngëtari, Robert Berisha i cili u ankua që në ditën e parë që hyri në karantinë, në konvikte, tanimë dreka do të jetë gati për të.
Blaka ka shkruar “Robert Berisha bonu gati se po të vjen buka”.