Kadetët policor, të cilët nuk kanë arritur të realizojnë marrëveshje për punë me Ministrinë e Brendshme, protestuan duke kërkuar tu bëhen të dituar arsyet se përse nuk u pranuan.“Pas publikimit të listës së rangimit ministri është i obliguar të sjellë vendim për nënshkrimin e marrëveshjeve për punësim sipas rezultateve të arritura në vet listën e rangimit. Ne kemi sjellë edhe vërtetimet që nuk kemi qenë të dënuar më pare. Ministri deklaroi se nuk i kemi kaluar kontrollet e sigurisë, ajo bëhet në fillim të stërvitjes, neve na është thënë se i kemi kaluar dhe nuk kemi asnjë pengesë” – tha Darko Petkovski- kandidat për polic.
Por nga MPB thonë se 37 nga kandidatët për policë, kanë marrë vlerësime negative të sigurisë.
“Angazhimi i tyre eventual do të thotë thyerje të dispozitave ligjore për krijimin e statusit të punës në Ministri, por njëkohësisht edhe përmbysje e sistemit të sigurisë”, sqarojnë nga Ministria e Brendëshme./al.mrt/